Kombëtarja e Kosovës nuk do të jetë e kompletuar as në ndeshjet e shtatorit.
“Dardanët” do t’ju hyjnë ndeshjeve me Irlandën e Veriut dhe me Qipron me mungesa, shkaku i lëndimeve.
Leart Paqarada është treguar vërtet i pafat.
Futbollisti kosovar u ftua në Kombëtare pas një kohe të gjatë, që nga mosmarrëveshjet që i kishte me ish-selektorin Bernard Challandes.
E kur e mori ftesën nga Alain Giresse për duelet e këtij muaji, mbrojtësi i majtë e pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit me ekipin e tij, FC St.Pauli në Gjermani.
Paqarada e pati një tërheqje muskulore në kofshën e këmbës së djathtë, ndërsa lëndimin e ka konfirmuar edhe trajneri i tij, Schultz.
Futbollisti po kalonte nëpër një formë të mirë muajt e fundit dhe ishte i gatshëm për “Verdhekaltrit”, por që fatkeqësisht atij i duhet të presë për një herë tjetër.
Ndërkohë, Giresse ka gjasa të mëdha të mos mund të llogarisë as në Mërgim Vojvodën, edhe pse ai është në listë.
Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi i krahut do ta bëjë sot një kontroll mjekësor në klubin e tij, Torino, për ta konfirmuar më pas shkallën e lëndimit.
Edhe Vojvoda ka pësuar tërheqje muskulore dhe nuk u inkuadrua fare në ndeshjen e fundit me Sassuolon pasi trajneri Ivan Juric nuk deshi të rrezikonte.
Pra, edhe futbollisti drenicas pritet të mungojë në duelet e shtatorit.
Atyre në listën e mungesave do t’i shtohet edhe Shkëlqim Vladi.
Edhe sulmuesi i Aaraut ka pësuar lëndim.
Tash, i mbetet selektorit Giresse të vendosë nëse do t’i zëvendësojë lojtarët e lartpërmendur.
Stërvitja e parë e “Dardanëve” do të zhvillohet sot nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndërkaq, trajneri Giresse do të paraqitet në konferencë për media nesër nga ora 13:00. /GE/
Një përqafim që vlen më shumë se një mijë fjalë – Vini...
Ylli dhe Trepça luajnë sonte për një vend në gjysmëfinalen e...
Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 68...
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narko...
Trump përfundon fjalimin: SHBA është rikthyer më e madhe dhe...
Kurti u takua me Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Est...