Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Bjellorusisë, që zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:45.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit e Dardanëve në kuadër të kampanjës kualifikuese për Euro 2024 dhe synimi është fitorja, në mënyrë që të vazhdohet seria e rezultateve pozitive, përcjell Arbresh.info.
Seanca e sotme stërvitore, e cila u mbajt në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, nuk ka qenë aq e ngarkuar, ku kryesisht janë bërë ushtrime të lehta dhe stërvitje me top.
Dardanët vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve ndaj Andorrës dhe Izraelit, si dhe barazimit me Zvicrën, por sërish me mungesa të rëndësishme. Sidoqoftë, dëshira dhe motivi për ta mbyllur këtë cikël kualifikues me fitore para tifozëve të vet është në nivel maksimal tek secili futbollist./Arbresh.info/
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...
Sot varroset punëtori që humbi jetën tragjikisht në vendin e...
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...