Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sonte në orët e pasdites stërvitjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Maltës, që zhvillohet të shtunën në Valeta, të cilën nga afër e ka ndjekur edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, derisa interesim të madh ka pasur nga mediat, por edhe nga një numër i tifozëve.
Për dallim nga stërvitja e djeshme, sot ekipi ka qenë i kompletuar, ku përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët, duke përfshirë edhe tri prurjet e reja, Arijanet Muric, Mirlind Kryeziu dhe Shkëlqim Demhasaj.
Edhe në këtë stërvitje përkundër temperaturave të ulta “Dardanët” treguan përkushtim të madh, derisa atmosfera në ekip është mjaft e mirë, ku të gjithë po punojnë me zell dhe me padurim po e presin duelin kundër maltezëve. Gjatë seancës së sotme trajneri zviceran punoi në shumë aspekte, sidomos në pasime në hapësira të shkurtra, por edhe në shpejtësi të aksioneve, derisa ripërsëriti kërkesën e tij ndaj lojtarëve që të luajnë sa më thjeshtë.
Për shkak të lëndimeve në seancën e sotme Mërgim Vojvoda dhe Herolind Shala u stërvitën të diferencuar, por stafi mjekësor po punon në riaftësimin e tyre të plotë. Ndërkohë, kombëtarja nesër do ta mbajë vetëm stërvitjen e pasdites.
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...
“Mbyllet këtu e gjitha”/ ‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brothe...
Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rre...
Chelsea ndalet me barazim nga Leeds United
Presidenti Macron: Sistemi amerikan i drejtësisë “duhet të b...
Policia e Kosovës godet krimin e organizuar ndërkombëtar