Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sonte prapë në fushën e blertë, për ta zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore për muajin qershor.
Të udhëhequrit e Franco Fodës do të përballet me Ishujt Komore, në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova vjen nga një paraqitje fantastike që e bëri tri ditë më parë në miqësoren me Armeninë, të cilën e mposhti me rezultat 5:2, po ashtu në kryeqytetin kosovar.
Sonte synohet ta bëjnë një tjetër ndeshje të madhe para publikut Kosovar.
Këto dy ndeshje miqësore do të jenë një pasqyrë e mirë për trajnerin Foda para kampanjës kualifikuese të Botërorit 2026, të cilën Kosova do ta nisë në muajin shtator me ndeshjen ndaj Zvicrës, ndërsa në grup i ka edhe Suedinë e Slloveninë.
Njëherësh, këto dy miqësore do të jenë një rast ideal dhe jetik për futbollistët e rinj që ta tregojnë veten pasi trajneri gjerman nuk i ka ftuar yjet e Kombëtares për miqësoret e këtij muaji.
Ndeshja e sontme mes Kosovës dhe Ishujve Komore do të nisë prej orës 19:00./Arbresh.info
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...