Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e ardhshme ndaj Rumanisë.
Në prag të sfidës së parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, Dardanët janë zhvendosur në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku të premten do të ballafaqohen me kundërshtarin më të fuqishëm të Grupit 2 në Ligën C, në orën 20:45.
Në këtë seancë, përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur fokusin kryesor në aspektin taktik, duke synuar zbatimin e ideve të tij në fushë nga ekipi për këtë përballje të rëndësishme.
Futbollistët kanë punuar me përkushtim dhe seriozitet të lartë, ndërsa pritjet janë të larta për një performancë të suksesshme./Arbresh.info
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...