Kombëtarja e Kosovës ka aranzhuar tri ndeshje miqësore, dy për muajin mars dhe një për muajin qershor.
Fillimisht më 22 mars, Dardanët do të luajnë kundër Armenisë në Yerevan, derisa më pas më 26 mars do të përballen me Hungarinë, në Budapest, përcjell Arbresh.info.
Ndërkaq, testin e radhës, Kosova do ta ketë më 5 qershor, ku do të luajë kundër Norvegjisë, në Oslo. Federata e Futbollit e Kosovës është në bisedime për aranzhimin edhe të miqësores së dytë për qershor dhe shumë shpejt do të konfirmohet edhe kundërshtari tjetër.
Këto miqësore do të shërbejnë që ekipi dardan të përgatitet sa më mirë për ndeshjet zyrtare në vjeshtë në kuadër të Ligës së Kombeve, shorti i të cilës garë do të tërhiqet më 8 shkurt.
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...