Kosova iu ka bashkuar sot 70 shteteve që shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pingpongut. Me qëllim të promovimit të këtij sporti, qytetarët gjatë gjithë ditës do të kenë mundësi të luajnë me lojtarë që janë më të mirët në Kosovës.
I gjithë ky aktivitet është organizuar për herë të dytë nga Federata e Pingpongut të Kosovës.
Kryetari i kësaj federate, Nehat Çitaku, tha se për nder të kësaj dite, të gjithë anëtarët e organizatës botërore të ITTF-së, organizojnë ngjarje të ndryshme me qëllim të promovimit të sportit të pingpongut.
“Faktikisht prej të gjithë anëtarëve të organizatës botërore të ITTF-it, mbi 70 shtete sot organizojnë evente të ndryshme, të ngjashme me qëllim të sensibilizimit dhe promovimit të sportit të pingpongut. Edhe ne jemi future në listën e atyre 70 shtete dhe kjo është hera e dytë që e mbajmë sepse të njëjtën e kemi mbajtur edhe vitin e kaluar”, tha Nehat Çitaku, raporton KP.
Ai tha se kjo ngjarje po organizohet në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës, pasi që sot është gjithashtu Dita Ndërkombëtare e Paqes dhe e Sportit, e shpallur nga Kombet e Bashkuara.
Chiellini e konfirmon se Juventusi nuk do ta transferojë En-...
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...