Bullgaria U20 ka shënuar fitore kundër Kosovës U20 në basketboll.
Reprezentacioni i Kosovës i grup moshës U20 në Samokov të Bulgarisë ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore ne kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian U20 Divizioni B që zhvillohet në Hungari dhe fillon më 9 korrik.
Reprezentacioni i Kosovës për kundërshtar pati Bullgarinë dhe në ndeshje pësoi humbje me rezultat 76:83. Pas një starti të dobët lojtarët tanë u kthyen në lojë në çerekun e dytë dhe pjesa e parë përfundoi me dy pikë epërsi për bullgarët 43:41.
Në çerekun tretë basketbollistët e Kosovës shkëlqyen dhe krijuan epërsi që shkoi deri në 9 pikë dhe qëndruan në epërsi deri në pak minuta para fundit të ndeshjes.
Por, përjashtimi i Samir Zekiqit, Ujkan Karanezit dhe Erris Nushit me nga pesë gabime personale bëri që ekipi ynë të pësojë rënie në mometet e fundit.
Në atë që ka qenë një shfaqje shumë e mirë e tërë ekipit, lojtarët më efikas kanë qenë Mekaj me 24 pikë, Karanezi me 20 dhe Nushi me 13 pikë. Kosova do të zhvillojë nesër ndeshjen e dytë miqësore me Bullgarinë, në ora 14:30 sipas kohës lokale.
Bullgaria sivjet do të bëjë gara në Divizionin A në Kampionat Evropian U 20 dhe në grup do të garojë me Serbinë, Izraelin, Letoninë dhe Greqinë.
Kosova në grupin e vet në evropianin e Divizionit B për kundërshtarë do të ketë Malin e Zi, Gjeorgjinë, Luksemburgun dhe Portugalinë.
Gjendet pa shenja jete një grua në shtëpinë e saj në Prizren
Përmbytje masive në jug të Francës
Ekstradohen në Kosovë dy të kërkuar me urdhërarrest ndërkomb...
Gruaja e raportuar e zhdukur gjendet në Junik, arrestohet i ...
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Këmbësori goditet për vdekje në Graçanicë, arrestohet shofer...