Futbollisti i Sllovakisë, Ondrej Duda, ka dhënë opinionin e tij për ndeshjen kundër Kosovës.
Lojtari i Sllovakisë gjithashtu e kanë cilësuar sfidën si të vështirë, por kanë theksuar se Sllovakia duhet ta shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas.
Gjysmëfinalja e play-offit kualifikues për Kupën e Botës 2026 do të zhvillohet më 26 mars në Bratislavë, dhe skuadra sllovake ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj “Dardanëve”.
Mesfushori i Al Ettifaq, Duda, ka vlerësuar motivimin e futbollistëve kosovarë, duke treguar edhe vlerën e tyre.
“Kundërshtari ka shumë lojtarë që luajnë në pesë ligat më të mira. Ata donin të përfaqësonin, ndoshta mendonin se do të ishin te Gjermania ose Zvicra, por në fund ata luajnë për Kosovën dhe janë vërtetë të motivuar,” ka thënë ai në konferencë për media.
31-vjeçari më herët ka luajtur te 1. FC Köln së bashku me mesfushorin kosovar, Elvis Rexhbeçaj.
Duda gjithashtu pret paraqitjen e kapitenit të skuadrës, Milan Skriniar.
“Ai është kapiteni ynë, një lojtar me përvojë, do të luante edhe pa njërën këmbë. Besoj se do të jetë i gatshëm për lojë”, deklaroi ai.
Që nga viti 2014, Duda ka regjistruar 90 paraqitje për Sllovakinë. /Telegrafi/
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...