Kosova U-21 nesër në orën 17:00 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin ku edhe do të luhet ndeshja për t’u ambientuar sa më mirë me fushën.
Edhe në stërvitjen e sotme futbollistët u angazhuan maksimalisht, ku shtabi teknik në krye me Rafet Prekazin punuan më shumë në shmangien e gabimeve nga ndeshja e kaluar me norvegjezët, sidomos në harkimet nga krahët.
Po ashtu, u provuan edhe disa skema sulmuese, veçmas nga ndërprerjet si dhe nga harkimet nga këndi.
I pranishëm në stërvitjen e sotme ishte edhe futbollisti Valmir Sulejmani, i cili kishte ardhur nga Gjermania për t’i dhënë përkrahje bashkëlojtarëve të tij. Ai dy muaj më parë ka pësuar një lëndim të rëndë dhe është detyruar t’i nënshtrohet operacionit dhe për një kohë të jetë i detyruar të qëndrojë jashtë fushës së gjelbër.
Sa i përket gjendjes së futbollistëve ajo në përgjithësi është e mirë, por për ndeshjen kundër Norvegjisë përzgjedhësi Prekazi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Trojan Malokut, i cili ka pësuar një lëndim në këmbë, si dhe Besfort Kolgecit, i cili do të mungojë për shkak të dy kartonëve.

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit