Kosova e ka mbyllur fazën kualifikuese për në Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022 ndaj Greqisë me barazim, 1-1.
Dardanët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar portën e grekëve qysh në minutën e shtatë, por Milot Rashica nuk gjuajti saktë.
Vendasit filluan të këndellen, duke krijuar disa aksione të mira, mirëpo mbrojtja e Kosovës ishte e vëmendshme.
Valon Berisha përmes disa goditjeve nga këndi shpresonte të gjente ndonjë bashkëlojtar, por që ishte i pafat.
Greqia më pas doli më shumë përpara, derisa anëtari i Liverpoolit, Tsimikas lëshoi një goditje, por që ishte jashtë.
Vendasit ia dolën të thyenin mbrojtjen tonë, duke shënuar në minutën e 44-të me anë të Georgios Masouras.
Në 45 minutat e dytë, ishte një ballafaqim i më i baraspeshuar se sa në pjesën e parë.
Të dy ekipet kishin shanset e veta, por Kosova arriti të konkretizonte një rast tejet të mirë.
Ishte minuta e 76-te e takimit, kur Edon Zhgerova asistoi për Amir Rrahmanin, që shënoi për 1-1.
Deri në fund, të dy përfaqësueset kishin shanse të mira, por që mbajtën rezultatin e pandryshuar.
Kosova e përfundon aventurën kualifikuese në Kupën e Botës në vendin e pestë me pesë pikë në Grupin B, me Spanjën si lider me 19 pikë, Suedia me 15, Greqia me dhjetë dhe Gjeorgjia me shtatë sosh. /telegrafi
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...