Ekipi Olimpik i Kosovës do të debutojë muajin e ardhshëm në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, “Llozana 2020”, të cilat mbahen prej 9-22 janar 2020 në Llozanë të Zvicrës.
Kosovën do ta përfaqësojnë dy skitarët e skijimit alpin: Era Shala dhe Drin Kokaj, të cilët e kanë fituar edhe zyrtarisht të drejtën për të garuar në LOD për të Rinj “Llozana 2020”.
Shala dhe Kokaj, të dy 16-vjeçarë, janë pjesë e Klubit të Skitarisë Prishtina. Ata garojnë në disiplinat sllallom dhe sllallom i madh, në të cilat do të paraqiten edhe në Llozanë.
Kosova do të jetë njëra prej 11 vendeve që do të debutojnë në edicionin e tretë të këtyre Lojërave. Pjesëmarrës në LOD për të Rinj “Llozana 2020” janë 1880 sportistë, prej tyre 940 meshkuj dhe 940 femra, të gjithë të moshës 15-18 vjeç./arbresh.info.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...