Pas barazimit me Zvicrën 2-2 dhe humbjes nga Rumania 2-0, Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar rënie për dy vende.
Kosova ka qenë në pozitën e 109-të në ranglistën e FIFA-s, kurse në renditjen e re që ka publikuar shtëpia më e madhe e futbollit për muajin shtator, Kosova gjendet në pozitën e 111-të me 1181 pikë, shkruan Arbresh.info.
Sa i përket kombëtares së Shqipërisë, kuqezinjët në renditjen e re janë në pozitën e 62-të me 1395 pikë dhe kanë arritur ngritje për dy vende.
Ky sukses për të përzgjedhurit e Sylvinhos erdhi pas barazimit 1-1 me Republikën Çeke dhe fitoren 2-0 ndaj Polonisë
Listës i prinë fituesi i kupës së botës Argjentina, më pas vjen Franca ndërkohë e treta është Brazili ndërkohë top 10-shen e mbyll Spanja./Arbresh.info/
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...