“Dardanët” janë duke u treguar të paparashikueshëm kundër Anglisë mbrëmjen e sotme (e martë).
Valon Berisha ka shënuar sërish në ndeshjen kundër Anglisë.
Mesfushori kosovar i Lazios ka realizuar edhe gjatë pjesës së dytë në ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.
Berisha zhbllokoi shifrat pas 34 sekondave lojë në stadiumin St. Mary’s, por nikoqirët u treguan të ashpër tutje duke realizuar pesë gola brenda 45 minutave lojë.
Me të filluar pjesa e dytë, “Tre Luanët” bënë një tjetër dhe Berisha dërgoi topin në rrjetë.
Tutje, skuadra e Bernard Challandes fitoi një goditje nga pika e bardhë dhe Vedat Muriqi ishte i saktë duke shënuar për 5 me 3.
Portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...