Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin se është aranzhuar ndeshja miqësore Kosovë – Komoret. Kjo përballje do të zhvillohet më 9 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kombëtarja e Komoreve renditet aktualisht në vendin 105 të ranglistës së FIFA-s. Komoret kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Kupës së Kombeve të Afrikës 2024, që do të mbahet në Marok gjatë muajit dhjetor dhe gjithashtu kanë ambicie për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.
Kjo miqësore vjen si pjesë e përgatitjeve të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror, që nisin në shtator.
Të kujtojmë se miqësorja ndaj Armenisë, e cila është konfirmuar më herët, do të luhet më 6 qershor, po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Këto dy përballje do t’i shërbejnë përzgjedhësit Franco Foda për të testuar ekipin dhe për të ndërtuar formacionin më të mirë për sfidat që e presin Kosovën në ciklin e ardhshëm kualifikues. /Telegrafi/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...