Kosova në konkurrencën e femrave është duke u mposhtur aktualisht nga Norvegjia.
Goli i parë ishte autogol nga Viola Avduli në minutën e 12-të.
Ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 36-të të ndeshje ku golashenuese ishte Juile Bakstad.
Kjo ndeshje është në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës në konkurrencën e Femrave e cila do të mbahet në Australi dhe në Zelandën e Re.
Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 0-2 në favor të Norvegjisë.
Kosova gjendet në Grupin F dhe në tabelë në vendin e parë është Norvegjia me gjashtë pikë, Polonia në vendin e dytë me katër pikë, Shqipëria në vendin e tretë me një pikë, Kosova në vendin e katërt me një pikë, dhe Belgjika në vendin e fundit me një pikë. /arbresh.info/
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...
Karateistja shqiptare, Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e...
Luizi e analizon shtëpinë ku qëndroi për më shumë se tre mua...
Shqipëria mbështet kërkesat për gjuhën shqipe në Maqedoninë ...
Liverpool – Manchester City, publikohen formacionet zyrtare
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat...