Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica ka realizuar gol në ndeshjen e klubit të tij Cluj ndaj Univ Craiova.
CFR Cluj fitoi me rezultat 0-2 në udhëtim, teksa Meritoni shënoi golin e dytë në këtë sfidë tre minuta para përfundimit të takimit, shkruan Arbresh.info.
Ai këtë realizim ia dedikoi babait të tij të ndjerë.
““Gjithmonë në zemrën time. Prehu në paqe babi”, shkruhej në maicën e Korenicës, të cilën e shfaqi në festimin e golit.
Ky ishte goli i tij i dytë krahas dy asistime këtë sezon me fanellën e Clujit në kampionatin rumun.
Me këtë fitore ekipi i tij ngjitet në pozitën e parë me 31 pikë./Arbresh.info

Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE