Koreja e Jugut ka dërguar në shtëpi Gjermaninë e Joachim Low duke e eliminuar nga Kampionati Botëror “Rusia 2018”.
Me fitoren befasuese me rezultat 2 me 0 të siguruar me golat e shënuara në minutat shtesë, Koreja e Jugut i ka dhënë fund aventurës së kampionit në fuqi të botës duke e eliminuar nga turneu madhështor, shkruan portali arbresh.info.
Portieri Hyun Woo është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. 26-vjeçari është vlerësuar me notën 8.6 pas një super paraqitje kundër gjermanëve duke mbrojtur një numër të madh goditjesh.
Young Gwon, autori i golit të epërsisë, është vlerësuar me notën 8.2, ndërsa sulmuesi Heung Min që shënoi golin e dytë është vlerësuar me notë 7.5.
Me notë të lartë te Koreja e Jugut është vlerësuar edhe Jea Sung (7.7) dhe Woo-Young (8.1).
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer (5.3)./arbresh.info/

Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...