Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysajt, ka konfirmuar se mbrojtësi shqiptar do të qëndrojë në Napoli, ndërsa zbuloi se Juventusi e ka pëlqyer gjithmonë atë, por shkëmbimi i Joao Cancelos me Danilon ia kishte mbyllur derën përfundimisht 25-vjeçarit.
Hysaj pritej t’i bashkohej Valencias sot në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por klubi spanjoll nuk ia doli të arrijë marrëveshje me Napolin për çmimin e transferimit të tij, transmeton Gazeta Express.
Valencia është pranë zyrtarizimit të Thierry Correia nga Sporting CP pas dështimit për ta marrë Hysajn.
Menaxheri i tij ka shpjeguar arsyet e qëndrimit të mbrojtësit të djathtë të Kombëtares së Shqipërisë në Napoli.
“Ekzistojnë dy arsye për qëndrimin e tij këtu: e para është dështimi për të arritur marrëveshje për çmimin e transferimit. E dyta, sipas mendimit tim, mungesa e vullnetit nga klubi për ta shitur atë”, shpjegoi Giuffredi.
Është përfolur gjatë verës së Hysaj do të ribashkohej me Maurizio Sarrin, nën urdhrat e të cilit shfaqi formën më të lartë në karrierën e tij, në Juventus këtë verë.
“Kam folur me tri klube të mëdha. Të gjithë kanë respekt të madh për Hysjan. Juventusit i ka pëlqyer Hysaj gjithmonë, por ai mori Danilon duke e shkëmbyer me Cancelon dhe kjo ia mbylli derën atij”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu