Kampionët e Italisë, skuadra e Juventusit janë të bindur se do të jenë në gjendje të kompletojnë transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.
24 vjeçari që ka humbur vendin në Kupën e Botës me Gjermaninë, ka kontratë me Liverpoolin deri në fund të sezonit, ndërsa ka qenë i lidhur me një kalim te Juventusi prej kohësh.
Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, është i bindur se ky transferim është afër për t’u realizuar.
“Ne jemi optimistë për një fund pozitiv të bisedimeve me Emre Can”, ka deklaruar për Mediaset Premium Beppe Marotta.
“Ne shpresojmë të nënshkruajmë me të pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve”.
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...