Jadon Sancho u rikthye përfundimisht sot në Borussia Dortmund.
Ylli anglez përfundoi në klubin gjerman në formë huazimi nga Manchester United, ku dështoi ta tregonte veten, shkruan “Gazeta Express”.
E tash kur u rikthye në ekipin Verdhezi, përfaqësuesi anglez e shprehu lumturinë e tij dhe dëshirën për ta rikthyer formën e dikurshme.
“Kur eca drejt dhomës së zhveshjes sot, ndihesha si të vija në shtëpi. Nuk i kam ndalur kurrë kontaktet me njerëzit që janë në klub”, deklaroi Sancho.
“Mezi pres t’i shoh bashkëlojtarët e mi përsëri, të luaj futboll me buzëqeshjen në fytyrën time, të asistoj, të shënoj gola dhe ta ndihmoj Dortmundin”, përfundoi futbollisti ofanziv.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X