Konfirmohen emrat e nëntë viktimave që mbetën të vdekur nga helikopteri me të cilin po udhëtonte edhe Kobe Bryant me vajzën e tij

10:42 | 27 Janar 2020
Arbresh.info

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare ishin në mesin e nëntë viktimave që ndërruan jetë në aksidentin me helikopter të dielën e javës që shkoi.

Aksidenti ndodhi në orën 20:00 sipas kohës tonë lokale, pasi helikopteri i tipit Sikorsky S-76 po fluturonte shumë poshtë dhe nuk arriti të ngrihej, duke u përplasur kështu në bjeshkët e Los Angelesit.

Zyrtarët policor Calabasas kanë konfirmuar se nëntë persona kanë humbur jetën nga aksidenti tragjik e që aty gjendej edhe legjenda e basketbollit me vajzën e tij.

Trajneri i ‘Oragne Coast College’, John Altobelli, gruaja e tij Keri dhe vajza e tyre Alyssa ishin në mesin e viktimave që janë konfirmuar nga vëllai i John, Tony Altobelli.

“Kam pranuar një mesazh nga vëllai im më i vjetër se nëse kisha dëgjuar për aksidentin. Ai nuk e dinte nëse John dhe familja e tij ishin aty”, ka zbuluar Tony.

“Nuk kisha dëgjuar asgjë për aksidentin. Kam filluar të kërkoj informata nëse edhe vëllai e familja e tij ishin në aeroplan me Kobe, por fatkeqësisht doli që ata ishin aty”, ka shtuar ai.

Bashkëshorti i Christina Mauser ka shkruar në Facebook se gruaja e tij ishte në aeroplan me Bryant.

“Fëmijët dhe unë jemi të shkatërrua. Kemi humbur bashkëshorten e bukur, nënën tonë në atë aksident me helikopter”, ka shkruar ai.

“Ju lutem respektoni privatësinë tonë. Faleminderit për ngushëllimet e juaja, do të thonë shumë për ne”.

Mauser ishte trajnere basketbolli në ‘Harbor Day School’ në Newport, aty ku vajza e Bryan Gianna ishte lojtare.

Sarah Chester dhe vajza e saj Payton ishin po ashtu në atë helikopter, me pilotin që quhej Ara Zobayan.

Shpërndaje në rrjete sociale