Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka kërkuar falje pas një gabimi gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024, ku ekipi olimpik i Koresë së Jugut është prezantuar gabimisht si ai i Koresë së Veriut.
Edhe pse Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut kanë një histori të përbashkët para Luftës së Dytë Botërore, që nga përfundimi i kësaj lufte, ato ekzistojnë si dy shtete të ndara. Në vitet e pesëdhjeta, dy vendet ishin në luftë.
“Ne kërkojmë ndjesë të thellë për gabimin që ka ndodhur gjatë prezantimit të ekipit të Koresë së Jugut gjatë transmetimit të ceremonisë së hapjes”, ka thënë KON në një postim në gjuhën koreane në platformën X./rtk
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran