Pas tri ndeshjeve të luajtura gjatë mbrëmjes së djeshme në kuadër të Play-Offit të ‘Euro 2024’, tani më janë kompletuar të gjitha kombëtaret që kanë fituar biletën për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
Ishte Gjeorgjia fillimisht që shkaktoi befasinë e parë duke mposhtur Greqinë pas penalltive dhe duke siguruar për herë të parë në histori Kampionatin Evropian, shkruan Arbesh.info.
Gjeorgjia do të jetë në grupin F, me Turqinë, Portugalinë dhe Republikën Çeke.
Ukraina arriti të triumfoi në ndeshjen tjetër ndaj Islandës me rezultat 2-1, për të siguruar një tjetër Kampionat Evropian.
Ukrainasit do të jenë në grupin E së bashku me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.
Ndërsa Polonia ishte kombëtarja e fundit që siguroi biletën e fundit për “Gjermania 2024”.
Polakët arritën të triumfojnë nda Uellsit pas penalltive me rezultat 5-4.
Teksa do të jenë në grupin D me Holandën, Austrinë dhe Francën.
Poland, Ukraine and Georgia qualify for #EURO2024 through the play-offs ✅ pic.twitter.com/sZ6gMjZraO
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) March 26, 2024
SHORTI I PLOTË
Grupi A: Gjermani, Skoci, Hungari, Zvicër
Grupi B: Spanjë, Kroaci, Itali, Shqipëri
Grupi C: Slloveni, Danimarkë, Serbi, Angli
Grupi D: Polonia, Holanda, Austria, Franca
Grupi E: Belgjikë, Sllovaki, Rumani, Ukrainë
Grupi F: Portugali, Gjeorgji, Turqi, Çeki
Kampionati Evropian “Gjermania 2024” do të filloj me datë 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 14 korrik./Arbresh.info/
Ready for EURO 2024! ?#EURO2024 pic.twitter.com/Fb7WEdgJff
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) March 26, 2024
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...