Legjenda e Manchester City-t, Vincent Kompany ka thënë se ylli i Liverpool, Virgil van Dijk është qendërmbrojtësi më i mirë në histori të Premierë Ligës.
Holandezi që nga viti 2018 kur u transferua te Liverpool, ka qenë në top formë duke iu ndihmuar të fitojnë Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Kompany, i cili ka fituar trofe të ndryshëm gjatë kohës në “Etihad” beson se Van Dijk është qendërmbrojtësi më i mirë në histori të Premierë Ligës, shkaku që e ka rikthyer Liverpool në një skuadër krejtësisht ndryshe.

“Do të zgjidhja Vrigil van Dijk si mbrojtësi më i mirë në histori të Premierë Ligës. Është zgjedhje e çuditshme, sepse nuk ka qenë për një kohë të gjatë si Terry dhe Ferdinand”.
“Këta kanë luajtur në ligë për një kohë të gjatë, por Van Dijk brenda disa sezoneve e ka bërë të qartë se është më i mirë”.
“Ai bën ndryshim të madh në skuadër. Liverpool para Van Dijk ishte aty dhe Liverpool pas Van Dijk ishte krejtësisht ndryshe. Kjo është arsyeja që e zgjodha atë”, tha Kompany.
Liverpool këtë sezon është shumë afër për të fituar Premierë Ligën, ngase ka nevojë vetëm për dy fitore./arbresh.info.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë