Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka folur me qetësi, por me vendosmëri para sfidës së madhe ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabéu”, duke e cilësuar këtë duel si më të vështirin në Evropë.
“Është ndeshja më e vështirë që mund të luash në këtë kompeticion”, deklaroi Kompany, duke iu referuar përballjes në UEFA Champions League.
Tekniku belg theksoi se skuadra e tij duhet të hyjë në fushë pa frikë dhe me mentalitet fitues.
“Dua një ekip që mendon vetëm për të fituar, që nuk ka frikë. Nuk mjafton vetëm të japësh maksimumin, duhet të përqendrohesh 100% se si të fitosh”.
Ai nuk e fshehu respektin për kundërshtarin, duke theksuar se pret versionin më të mirë të Real Madridit.
“Pres Real Madridin që mposhti Manchester City. Ata janë ende një nga skuadrat më të mira në Evropë”.
Sa i përket yjeve si Kylian Mbappé dhe Vinícius Júnior, Kompany u përgjigj me humor.
“Kam mjaft probleme në Mynih, nuk kam nevojë të merrem me ato këtu”, duke shtuar se të dy janë lojtarë të jashtëzakonshëm.
Një tjetër çështje e rëndësishme mbetet gjendja e Harry Kane, i cili po rikthehet nga lëndimi.
“Nuk besoj se ka humbur ritmin, por do të vendosim nesër”, tha trajneri, duke lënë gjithçka të hapur deri në momentin e fundit.
Kompany foli edhe për aspektin mendor të ndeshjeve të tilla, duke theksuar rëndësinë e përvojës dhe reagimit pas humbjeve.
“Duhet të reagosh dhe të vazhdosh përpara. Të gjithë gabojnë, por rëndësi ka si ngrihesh”.
Sfida zhvillohet të martën në “Bernabéu” me fillim nga ora 21:00, ndërsa gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në Mynih./Arbresh.info
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...