Komenti i Lewandowskit për skuadrën e Shqipërisë

14:21 | 28 Mars 2023
E.H

Futbollisti kryesor i Polonisë, Robert Lewandowski ka folur shkurtimisht në lidhje me triumfin e përfaqësueses së tij ndaj Shqipërisë.

“A ishte e vështirë të luaje ndaj mbrojtjes shqiptare? Po, ishte e vështirë. Shqipëria ka mbrojtje të mirë. Në fund donim tri pikët. E dimë sa i vështirë është ky grup”.

“Cili lojtar i Shqipërisë ju pëlqeu më shumë? Më kujtohen disa lojtarë nga ndeshjet e fundit, por ata luajtën shumë mirë në grup”.

“Ishin të organizuar dhe na e bënë të vështirë. Rëndësi për ne kishte fitorja ndaj Shqipërisë”, deklaroi sulmuesi në një lidhje me emisionin “Kuq e Zi” në SuperSport.

Kuqezinjtë ishin mysafirë të polakëve në Varshavë, ku pësuan me rezultat 1-0, në ndeshjen e tyre të parë në fazën kualifikuese për ‘Euro 2024’.