Kombëtarja U-18 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve po zhvillon përgatitje intensive për FIBA U-18 Kampionatin Evropian, Divizioni B, i cili do të mbahet në Shkup, Maqedonia e Veriut nga 26 korrik deri më 4 gusht.
Faza përgatitore po zhvillohet në qytetin e Mitrovicës, ku ekipi kombëtar po ushtron dy herë në ditë. Trajneri Brahim Veseli dhe ndihmësit e tij kanë hartuar një plan të detajuar stërvitjesh, i cili po zbatohet me përpikëri. Ky përkushtim synon të sigurojë një paraqitje të denjë dhe konkurruese në këtë kampionat të rëndësishëm.
Kosova do të garojë në Grupin B, ku do të përballet me ekipe të forta si Estonia, Zvicra, Polonia, Hungaria dhe Islanda. Këto ndeshje do të jenë një sfidë e madhe për të rinjtë kosovarë, por ata janë të vendosur të japin maksimumin në çdo përballje.
“Jemi të përkushtuar që të paraqitemi sa më mirë në këtë kampionat. Djemtë po tregojnë një nivel të lartë përkushtimi dhe disipline në stërvitje. Besojmë se do të arrijmë rezultate pozitive,” deklaroi trajneri Veseli.
Kampionati Evropian përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për talentet e reja kosovare për të treguar aftësitë e tyre dhe për të përfaqësuar vendin me krenari në skenën ndërkombëtare të basketbollit.
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn