Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e tretë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor kundër Armenisë dhe Komoreve.
Edhe kjo seancë është mbajtur në Kampin Nacional në Hajvali dhe është karakterizuar me intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal nga të gjithë futbollistët.
Përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, përfshirë edhe ata që munguan në seancat paraprake, dhe ka vazhduar të punojë me ekipin në ndërtimin e filozofisë së lojës që do të aplikohet në këto dy miqësore.
Stafi teknik është përqendruar në aspektet taktike dhe organizimin e lojës në të dy fazat, si në mbrojtje edhe sulm.
Seanca e radhës stërvitore është paraparë të mbahet të mërkurën, në orën 17:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...