Kombëtarja e Kosovës në futboll për të verbër do të marrë pjesë për herë të parë në Kampionatin Evropian, Divizioni i Dytë, që do të mbahet në Krakov, Poloni, nga 29 qershori deri më 7 korrik 2025.
“Dardanët” do ta nisin garën kundër vendasve të Polonisë, për të vazhduar më pas ndaj Kazakistanit.
Në dy përballjet e fundit të grupit, Kosova do të përballet me Rumaninë dhe Spanjën, e cila cilësohet si favorite dhe renditet në vendin e dhjetë në ranglistën botërore të futbollit për të verbër.

Selektori Ahmet Mahmutaj ka përzgjedhur këta futbollistë për këtë pjesëmarrje historike: Vilson Hajdari (portier) – Florian Zeka – Herolind Gashi – Bekim Krasniqi – Daut Hoxha – Shqipron Kuliqi – Fatlum Elshani – Mark Pjetraj (kapiten).
Kjo paraqitje shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sportit të të verbërve në Kosovë dhe përfaqëson përkushtimin e Federatës së Sporteve për të Verbër e Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për gjithëpërfshirje dhe barazi në sport.

Kokalla: Dhomën e hotelit ma pagoi Valon Lluka, se unë s’e p...
Murseli: Është Liridona Murseli, jo Liridona Ademaj
Hamza pas takimit me Giaufret: Integrimi evropian dhe anëtar...
Një mjeke sulmohet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së
Mbyllet për publikun seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ...
Policia identifikon 70-vjeçarin që u gjet i vdekur në një rr...