Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqyera në Kupën e Shqipërisë 2026

16:16 | 6 Prill 2026
D.H

Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm ka vazhduar me paraqitje shumë të mira në arenën ndërkombëtare, duke regjistruar rezultate të shkëlqyera në garën e zhvilluar në Korçë gjatë datave 4–5 prill 2026.

Etapa e parë u karakterizua me performancë të lartë nga çiklistët tanë. Blerton Nuha spikati me një paraqitje të jashtëzakonshme, duke fituar dy tituj KOM në ngjitjet malore, ndërsa Visar Nuha tregoi pjekuri taktike dhe mençuri gjatë gjithë garës.

Rezultatet në etapën e parë:

  • Blerton Nuha – vendi i 2 në kategorinë Elite
  • Festim Kurti – vendi i 1 në kategorinë Junior
  • Dion Bytyqi – vendi i 2 në kategorinë Kadet

Etapa e dytë, me gjatësi 113 km dhe përfundim malor, solli një garë shumë të fortë dhe dinamike. Visar Nuha ishte ndër protagonistët kryesorë, duke u shkëputur me tre çiklistë nga Shqipëria dhe duke zhvilluar një garë të nivelit të lartë, ku përballoi i vetëm sfidën ndaj tyre. Ai dominoi sprintet dhe dha maksimumin për ekipin. Nuha, i cili sapo ka kaluar në kategorinë U23, po kalon një formë shumë të mirë dhe pritet të jetë një emër i rëndësishëm në garat e ardhshme.

Rezultatet në etapën e dytë:

  • Vladimir Eduardo Patino (Klubi i Çiklizmit “Kastrioti”) – vendi i 1 në kategorinë Elite
  • Olsion Velia (Klubi “Tirana”) – vendi i 2 në kategorinë Elite
  • Blerton Nuha (Kosova) – vendi i 3 në kategorinë Elite

Rezultatet në etapën e dytë:

  • Vladimir Eduardo Patino (Klubi i Çiklizmit “Kastrioti”) – vendi i 1 në kategorinë Elite
  • Olsion Velia (Klubi “Tirana”) – vendi i 2 në kategorinë Elite
  • Blerton Nuha (Kosova) – vendi i 3 në kategorinë Elite

Këto rezultate konfirmojnë punën e vazhdueshme dhe përkushtimin e Kombëtares së Kosovës, e cila po e përfaqëson vendin në mënyrë dinjitoze në garat ndërkombëtare. Ekipin tonë e pret gara e radhës, me synimin për të vazhduar këtë formë pozitive dhe për të arritur suksese të reja.

Shpërndaje në rrjete sociale