Që prej eliminimit dramatik brenda në vendin e tij kanë ndryshuar shumë gjëra për pesë herë kampionët e botës. Kualifikimi, në krahasim me rivalët e Argjentinës, shkoi pa asnjë problem.
Në Rusi Brazili është sërish një nga favoritët për titullin kampion.
Por prapëseprapë kanë filluar sërish telashet për amerikano-jugorët.
Arsyeja është vendet ku do të luhen ndeshjet e fazës së grupeve, të cilat tashmë janë bërë të njohura pas shortit, përcjell Telesport.
“Nuk më pëlqen kjo gjë. Është një zhgënjim,” shprehet trajneri Tite për Folha de Sao Paulo. Diçka që mund të ishte shmangur.
Kjo për shkak se kanë zgjedhur hotelin se ku do të qëndrojnë përpara shortit dhe si pasojë Brazili tani duhet të udhëtojë plot 7000 km nga ndeshja në ndeshje, në tre sfidat e fazës së grupeve.
Diçka që e kishte llogaritur mirë Gjermania për shembull, që do të zgjedhë hotelin në varësi të vendeve ku do të udhëtojë. /Telesport/
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë