Në përmbyllje të grumbullimit treditor, Kombëtarja A e vajzave dhe Kombëtarja U19, të përbëra kryesisht nga lojtare të kampionatit vendor, kanë zhvilluar sot një ndeshje testuese në Kampin Nacional në Hajvali.
Ky duel shërbeu si një mundësi e mirë për përzgjedhësin e Kombëtares A, Sami Sermaxhaj, dhe përzgjedhësen e Kombëtares U19, Albina Rrahmani, për të parë nga afër formën e futbollisteve para sfidave të rëndësishme që i presin në muajt tetor dhe nëntor, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë test, stafi teknik ka marrë një pasqyrë më të qartë për gjendjen e lojtareve dhe për alternativat që mund të ndihmojnë në ndeshjet zyrtare që po afrohen.
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...