Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar shortin e Kupës së Botës, ku kombëtarja serbe do të ndeshet në dy ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë në kuadër të Grupit K kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Pas shortit të mbajtur në Cyrih ditën e premte, kombëtarja serbe zbuloi se në cilin grup kualifikues do të jenë për Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në vitin 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Rivalë të kombëtares serbe do të jenë Anglia, Shqipëria, Letonia dhe Andorra.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar rivalët e grupit e në veçanti Kombëtaren e Shqipërisë, të cilën e ka cilësuar të fortë dhe serioze.
“Marrëdhëniet me shqiptarët tani janë shumë më të mira. Do të ketë pasion, ekipi ynë do të fitojë”, ka thënë fillimisht Vuçiq për Informer TV.
“Ata kanë një kombëtare të fortë, solide, serioze, kanë një kombëtare serioze, por Serbia është më e fortë, ne do të fitojmë”.
“Kemi një orar të mirë, luajmë ndeshjen e parafundit kundër anglezëve, ndeshja e parë do të jetë problem”, përfundoi presidenti serb.
Ndryshe, Kupa e Botës do të fillojë më 11 qershor 2026 dhe për herë të parë në histori do të ketë 48 ekipe kombëtare. /Telegrafi/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...