E ardhmja e Randal Kolo Muanit duket gjithnjë e më larg Paris Saint-Germainit.
Sulmuesi francez ka vendosur të largohet nga kampioni i Francës, pasi nuk është i kënaqur me rolin e tij aktual dhe dëshiron një sfidë të re.
26-vjeçari e ka të qartë destinacionin e tij të preferuar dhe ai është Juventusi. Ai ka kaluar një periudhë të suksesshme te “Zonja e Vjetër” dhe është i gatshëm të rikthehet në Torino. Palët tashmë kanë arritur marrëveshje personale për një kontratë që do ta mbajë në klub deri në vitin 2030.
Gjatë kësaj vere, Kolo Muani ka refuzuar oferta të majme nga Arabia Saudite, si dhe nga dy klubet angleze si Tottenham Hottspur dhe Newcastle United.
Në gjashtë muaj huazim te Juventusi sezonin e kaluar, ai zhvilloi 22 ndeshje, duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar 3 asistime.
Problemi kryesor në këtë moment mbetet çmimi i lojtarit. PSG kërkon të përfitojë rreth 45 milionë euro nga shitja e tij, një shumë që Juventusi ende nuk ka arritur të ofrojë. Negociatat vazhdojnë, por palët janë ende larg një marrëveshjeje përfundimtare.
Megjithatë, Kolo Muani po pret që dy klubet të gjejnë një marrëveshje, pasi ai i ka bërë të qartë edhe PSG-së se do të largohet vetëm për Juventusin. /Telegrafi/
Të shtëna me armë në një fshat të Klinës, raportohet për një...
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...