Luka Modric ka një ofertë të re për ti dhënë një kthesë karrierës. Pavarësisht një rrugëtimi të jashtëzakonshëm si futbollist, mesfushori kroat po përballet me perëndimin e karrierës si profesionist në moshën 38 vjecare. Modric rinovoi me Realin sezonin e kaluar, por pozitat e tij janë lëkundur ndjeshëm.
Numri 10 ka akumuluar pak më tepër se 1000 minuta këtë sezon, duke vuajtur për të fituar një vend si titullar në radhët e ekipit të Ancelotit. Pavarësisht kësaj italiani e vlerëson shumë kapacitetin e tij si lojtar por edhe si një trajner i ardhshëm.
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Carlo Ancelotti dëshiron që Modric të jetë pjesë e ekipit të trajnerëve në stol dhe i ka ofruar për të punuar në stafin e tij si ndihmës që nga sezoni i ardhshëm nëse vendos të tërhiqet nga futbolli i luajtur në përfundim të këtij edicioni. Nga ana e tij Modric e ka vlerësuar ofertën por duke e refuar në parim pasi mendon se ka ende për të dhënë në fushën e blertë qoftë te Reali i Madridit apo dhe në një tjetër destinacion./Ss
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...