RB Leipzig është duke bërë të pamundurën të nënshkruajë me talentin e Barcelonës, Ilaix Moriba, raporton Marca.
Lojtari i rritur në akademinë e “blaugranave” mbetet i izoluar dhe nëse nuk hedh të zezën mbi të bardhë do të qëndrojë në tribunë derisa t’i përfundojë kontrata.
“E di nga klubi se çfarë dëshiron t’i ofrojë këtij lojtari. Këshilla ime është se paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme, duhet të luash sa më shumë ndeshje, por lojtari dhe njerëzit pranë tij kanë vendosur ndryshe. Unë jam i zhgënjyer nga kjo situatë. Besoj më shumë në gjërat e futbollit sesa te kontratat. Në moshën 18-vjeçare, paratë nuk mund të jenë kaq të rëndësishme”, tha dje Ronald Koeman
Derisa tani raportohet se Leipzig ka nisur kontaktet me personat e duhur për ta transferuar 18-vjeçarin që nuk po pranon të rinovojë me Barçën.
Ai mund të përfundojë duke luajtur në Bundesliga, pasi edhe Barcelona ka nevojë për para. /GE/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...