Lokomotiva e Zagrebit ka bërë një zyrtarizim në merkato, teksa ka afruar një shqiptar për qendrën e mbrojtjes.
Më parë kanë qenë Herdi Prenga dhe Amir Rrahmani ata që kanë dhënë kontributin e tyre te skuadra kroate në atë pozicion.
Nga sot me ekipin e Lokomotivës së Zagrebit është bashkuar edhe Kosovar Sadiki, i cili është pjesë e Kanadasë U23. 19-vjeçari i lindur në Gjermani ishte pjesë e ekipit të dytë të Hajduk Split, ndërkohë që në të shkuarën ka qenë pjesë e Stoke Siti U18.
Detaje mbi marrëveshjen e tij me Lokomotiv Zagreb nuk bëhen të ditura, ndërkohë që Sadiki gjen te klubi kroat edhe sulmuesin e Kosovës U21, Lirim Kastratin. /Sportal.al

Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...