Klubi i futbollit Liria e ka zgjedhur kryesinë e re për edicionin e ardhshëm, transmeton arbresh.info.
Klubi nga Prizreni njofton se do ta zgjedh edhe trajnerin e ri.
“Në pranin e anëtarëve të Kuvendit, Ilijaz Ilijazi, të mërkurën emëroi kryesinë e re.Emërimi u bë në Kuvendin punës nga vetë kryetari, të drejtë të cilën ia jep statuti klubit.
“Pas një varg konsultash dhe kontaktesh, kam vendos të zgjedhë për bashkëpuntor, këta anëtarë të Kryesisë, që vijnë nga biznesi”, ka thënë kryetari Ilijazi, që para të pranishmëve paraqiti emrat, e që me votim unanim, u miratua lista e propozuar nga ai.
Anëtarë të rinjë të Kryesisë të KF Liria janë: Daver Krasniqi,Lindor Ndrecaj,Mahir Mulla,Nuredin Çollak,Salajdin Fanaj,Bardhyl Krasniqi e Dionis Dërdovski.
Të enjten Kryesia e re do të caktojë kryetrajnerin e ri të Lirisë, ka paralajmëruar, kryetari Ilijaz Ilijazi”, thuhet në njoftimin e Lirisë. /arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje