Mërgim Berisha vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së disa prej klubeve evropiane pasi Fenerbahçe e vendosi në listën e transfereve.
Sulmuesi kosovar po pëlqehet mbi të gjitha nga Leeds United.
Klubi anglez i ka bërë gati 2 milionë euro për kartonin e futbollistit nga Suhareka.
Por, klubi turk i kërkon hiç më pak se 5 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Salzburgut.
Përfaqësuesi U-21 i Gjermanisë do ta mirëpriste një përvojë të re në Premierligë pasi e ka përvojën e duhur për ta bërë hapin e radhës në karrierë, ndërsa i ka realizuar 76 gola në 200 ndeshje në futbollin profesionist.
Sipas mediave turke, klubi anglez do ta nisë një tjetër ofanzivë për sulmuesin, i cili nuk e tregoi veten sa duhet në Turqi.
Mbetet të shihet nëse oferta e re e klubit “Të bardhë” do ta bindë klubin nga Stambolli për të hequr dorë nga Berisha.
Krahas klubit nga “Elland Road”, Berishën e pëlqejnë edhe në Gjermani, mbi të gjitha Stuttgarti.
Në ditët në vazhdim do të zbulohet e ardhmja e Berishës, i cili pëlqehet tej mase nga trajneri i Leedsit, Jesse Marsch, me të cilin kishte punuar së bashku në Austri./GE/
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...