Në sezonin e ardhshëm në MLS do të marrë pjesë edhe Inter Miami, skuadra e re e krijuar nga ikona e futbollit anglez, David Beckham. Pas më pak se dy muajsh, kjo skuadër do të luajë takimin e parë në shtëpi, por stadiumi që po ndërtohet në Florida është ende një kantier ndërtimi.
14 marsi presupozohet të jetë ditë historike, pasi në “Fort Lauderdale Stadium” (19 mijë vende) Inter Miami do të presë Los Angeles Galaxy. Por fotografitë e bëra javën e kaluar tregojnë se ekipi i ndërtimit është në garë me kohën për përfundimin e stadiumit brenda afatit, teksa dallohen qartë gërmues dhe vinça që ende rrethojnë kantierin.

Për fat të mirë, MLS ka planifikuar që dy ndeshjet e para të ligës Inter Miami t’i zhvillojë larg shtëpisë, për të fituar më shumë kohë për ndërtimin e impiantit, që do të kushtojë rreth 50 milionë paundë.
Ndeshja e tyre e parë e sezonit për Inter Miamin do të zhvillohet në 1 mars në fushën e Los Angeles FC, ndërsa javën tjetër ata do të udhëtojnë për t’u përballur me DC United.

Nuk ka asnjë sugjerim nga klubi nëse stadiumi do të përurohet në ndeshjen me LA Galaxy, por drejtuesit presin që punimet të mbyllen në kohë./tch
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...
KEK në gatishmëri maksimale: Të gjitha kapacitetet në shërbi...
Presidentja Osmani me shpresë që rezultati i zgjedhjeve rezu...
U.D. i Ministrit të Drejtësisë, voton dhe fton qytetarët të ...
KQZ konfirmon për gjashtë komuna që kanë mungesë të energjis...