Tottenhami është duke pasur probleme serioze me coronavirus, ku gjashtë lojtarë kanë rezultuar pozitiv.
Raportet sugjerojnë se deri në gjashtë lojtarë të ekipit të parë (ende pa emër) dhe dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë për COVID-19, me vetëm dy ditë deri në ndeshjen e tyre të ardhshme.
Ky problem, në momentin më të keq të anglezëve, pasiqë ende nuk e kanë siguruar kualifikimin tutje në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës së Evropës dhe tashmë janë afruar edhe ndeshjet vendimtare në Premier Ligës.
“The Spurs” tashmë kanë një ndeshje mangu në Premier ligë ku ndeshja ndaj Burnley është shtyrë përshkak të reshjeve të shiut.
Ende nuk janë bërë të ditur emrat e lojtarëve dhe stafit të cilët janë të infektuar, por pritet që të bëjnë edhe një test PCR për të konfirmuar rezultatet pozitive dhe pastaj do të izolohen për 10 ditët e ardhshëm. /arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...