Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është duke u kërkuar nga shumë klube të Bundesligas.
Kështu ka raportuar gazetari i Sky Sports, Florian Plettenber, të hënën, i cili theksoi se 24-vjeçari është i hapur për një transferim në afatin kalimtar të dimrit.
Klubet gjermane duhet të paguajnë deri në 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit kosovar.
Plettenber, thotë se ëndrra e Zhegrovës është që të transferohet te top pesë klubet e Gjermanisë.
Përndryshe, sulmuesi kosovar këtë sezon ka zhvilluar 25 paraqitje në të gjitha garat, teksa ka kontribuar me gjashtë gola dhe shtatë asistime. /Klankosova.tv.
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...