Klubet e mëdha evropiane pas Donnarummas

17:49 | 20 Mars 2020

Portieri italian pritet të largohet nga Milani në fund të sezonit, palët nuk kanë arritur marrëveshje për kontratën e re

Gianluigi Donnarumma duket se është duke e kaluar sezonin e tij të fundit tek Milani, shkruan Gazeta Express.

Portieri i ri italian nuk ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për vazhdimin e kontratës.

Prandaj, palët pritet të ndahen gjatë verës.

E interesimi i klubeve të mëdha evropiane për përfaqësuesin italian është i madh.

Për të, interesim kanë shfaqur Juventusi, Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.

Milani ndërkohë tashmë i ka në tavolinë opsionet për pasardhësin e Donnarummës.

Sipas të së përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Kuqezinjtë e pëlqejnë portierin e Napolit, Alex Meret, dhe atë të Udineses, Juan Musso.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara