Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke e menduar shitjen e futbollistit kosovar, Xherdan Shaqiri dhe Divock Origit. Klopp dëshiron të bëjë ndryshime qysh në janar dhe paratë nga shitja e Shaqirit dhe Origit t’i shpenzoj për ndonjë lojtar.
Reagimi i tij ka ardhë menjëherë pas disfatës që Liverpooli e pësoi të mërkurën nga Atalanta me rezultatin 2:0, në kuadër të fazës së gupeve të Ligës së Kampionëve. Siç raporton “Express”, Liverpooli do të ishte i kënaqur nëse ndonjë skuadër do t’u ofronte nga 15 milion euro.
Shaqiri këtë edicion është përballur me lëndime të shpeshta, derisa Origi ka pasur pak hapësirë shkaku i konkurrencës. Shaqiri 29-vjeçar këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur pesë ndeshje dhe ka arritur të shënoj një gol dhe një asistim. Me skuadrën angleze, të cilës iu bashkua në vitin 2018, ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...