Trent Alexander-Arnold dhe Naby Keita kanë lënë prapa shqetësimet.
Lajmin e ka dhënë trajneri, Jurgen Klopp.
Ai ka bërë të ditur se lojtarët mund të ftohen nga ndeshja me Wolves, që zhvillohet këtë vikend.
“Ata do të stërviten sot dhe më pas do të shohim”, tha Klopp në konferencë pak çaste më parë.
“Ka shanse që Naby dhe Trent mund të jenë në skuadër, mund ta them këtë”.
“Nëse mund të luajnë, nuk e di. Nëse janë në skuadër atëherë po mund të luajnë, por nëse mund të startojnë apo të luajnë 90 miuta, nuk e di. Mendoj se ka shanse që ata të udhëtojnë me skuadrën”.
“Përveç Naby dhe Trent, askush tjetër s’do të kthehet”.
Alisson, Joe Gomez, Virgil van Dijk, James Milner dhe Thiago Alcantara vazhdojnë të mungojnë shkaku i shqetësimeve të ndryshme, derisa Alex Oxlade-Chamberlain tashmë dihet se do të mungojë sërish gjatë.
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...