Google ADS

Klopp i kërkon falje Alberto Morenos

09:23 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Mbrojtësi i Liverpoolit, Alberto Moreno ka shpërndarë foto me të birin e tij sapo të lindur, Alerto Jnr.

Trajneri gjermani, Jurgen Klopp, e zbuloi se mbrojtësi spanjoll kishte munguar në lindjen e të birit të tij për shkak se ishte duke u përgatitur për ndeshjen kundër Southamptonit.

Klopp e zbuloi se Moreno nuk ishte prezent në spital për shkak se ai ishte në hotel me pjesën tjetër të skuadrës, transmeton arbresh.info.

Bashkshortja e Morenos, Lilla lindi një djalë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së shtuëns.

Moreno ka postuar disa fotografi në Instagram me bashkëshorten tij duke e cilësuar si ‘luftëtarja e tij’.

Klopp pas ndeshjes i ka kërkuar falje Lilla për mungesën e Morenos në gjatë momentit më të mirë të jetës së tyre.

“Alberto kishte munduar të shënojë (kudnër Southamptonit) dhe do të kishte qenë fantastike. Alberto është bërë baba gjatë orës 2:30 të mëngjesit. Pra, urime”, kishte thënë Klopp.

“Ai nuk ishte atje, ai ishte në hotel dhe kur ai u zgjua në mëngjes ne e pyetem se a ndonjë lajm të ri dhe ai tha ‘po, ka lindur’, shtoi Klopp.

“Ai ishte në hotelin e skuadrës (gjatë lindjes së birit të tij)… më fal”, përfundoi Klopp.

Liverpooli e mposhti Southamptonin 3 me 0 në kuadër të xhiros së 12-të të Premierligës. /arbresh.info/

https://twitter.com/LFC/status/932210178216419328?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.dailymail.co.uk%2Fsport%2Ffootball%2Farticle-5097281%2FLiverpool-defender-Alberto-Moreno-poses-newborn-son.html

Shpërndaje në rrjete sociale