Liverpool ka rrëmbyer pikët e plota në “Anfield”, duke e mposhtur 2-0 Chelsean. “Redsat” tani kanë 85 pikë, City me një ndeshje më pak 83.
Liverpooli ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë. Të besuarit e Jurgen Klopp vazhduan ëndrrën drejt titullit duke e mposhtur 2-0 skuadrën e Maurizio Sarrit, Chelsean, raporton Gazeta Express.
Liverpooli befasoi mysafirët duke shënuar dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë.
Sadio Mane zhbllokoi rezultatin dhe shënoi për 1-0 në minutën e 51’, kurse dy minuta më vonë, në atë të 53’, Mohamed Salah shënoi një gol të çmendur, ndoshta më të mirin deri më tani në Premierligë, për rezultatin 2-0.
Pas ndeshjes, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shprehur i lumtur me fitoren e rëndësishme kundër Chelsea.
“Ka qenë një ndeshje shumë e mirë dhe shumë e vështirë kundër një kundërshtari të fortë. Mendoj se dominuan në disa aspekte, ritmi ishte shumë i mirë. Provuam, krijuam, pasuam dhe gjuajtëm… Kemi bërë gjithçka, pak a shumë”, tha ai.
“Goli i Salah? Një gol i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm. Ka qenë një gol i mrekullueshëm nga ana jonë”.
“Henderson? Është një kapiten fantastik për këtë klub. Ka qenë zjarr në tri ndeshjet e fundit”.
“Lufta për titull? Duhet të provojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet që kanë mbetur. Kemi shumë respekt për kundërshtarin dhe e dimë se Cardiff (kundërshtari i ardhshëm) lufton për mbijetesën”.
“Fitorja e sotme ishte shumë e rëndësishme, sepse Chelsea është një ekip i fortë. Ajo që kemi bërë sot ka qenë e jashtëzakonshme”.
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dh...
Sindikata e Policisë: Lajmërimet e rreme ndaj zyrtarëve poli...
Politikanët norvegjezë: T’i japësh Trumpit medaljen e Çmimit...
Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”
Përfundon rinumërimi në Kaçanik – deri në 100 vota dallim pë...
Apple paralajmëron: iPhone-t janë nën sulm nga hakerë “të so...