Liverpooli nuk arriti të triumfonte në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.
The Reds barazuan para shikuesve të vetë kundër Sevillas me rezultat 2-2.
Por, trajneri i vendasve, gjermani Jurgen Klopp ka pohuar se është i kënaqur me paraqitjen e të besuarve të tij.
“Kjo ishte një paraqitje për fitore gjatë 85-86 minutave dhe ekipi im ka luajtur shumë mirë”.
“Ne patëm përgjigje për çdo gjë, përveç momenteve të golave. Më duhet t’i shoh sërish. Ishte një lojë emocionuese nga ana ime, të gjithë e panë dëshirën dhe pasionin tonë, por morëm vetëm një pikë”.
“Ne e dimë se duhet të përmirësohemi, por kemi shumë potenciale dhe mund të punojmë rreth kësaj”, tha ndër të tjerash Klopp.
Pas kësaj, Liverpool zë pozitën e dytë me një pikë ndërsa po aq pikë ka edhe Sevilla. Në anën tjetër, edhe Spartak Moska dhe Maribori barazuan 1-1.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...