Google ADS

Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të sotme

17:42 | 18 Mars 2023
K.B

Kanë përfunduar tre ndeshjet e para të javës së 26-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina i ëstë rikthyer fitoreve pasi ka mposhtur në udhëtim Drenicën me rezultat 1-0.

Në ndeshjen tjetër, lideri aktuar i Superligës, Drita është ndalur me barazim 0-0 nga Malisheva.

Pas ndeshjeve të sotme, Dritambetet lidere e tabelës në AlbiMall Superligën e Kosovës, me 52 pikë të grumbulluara, dy më shumë se skuadra e Ballkanit.

Gjilani renditet në vendin e tretë me 39 pikë, ndërsa skuadra e Prishtinës ndodhet në vendin e katërt me 35 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Ferizaji me 27 pikë, Trepça ’89 me 26 dhe Drenica renditet e fundit me 23 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale